Një ekip shkencëtarësh japonezë kanë zhvilluar një robot të quajtur “Flying Dragon Firefighter”, i cili është projektuar për të shuar zjarret.
Projekti i këtij roboti zjarrfikës, është publikuar në Frontiers in Robotics dhe Al.
“Ne këtu prezantojmë një prototip të një roboti fluturues katër metra të gjatë, të kontrollueshëm nga distanca, i projektuar për të shuar në mënyrë të sigurt dhe efikase zjarret, duke iu afruar drejtpërdrejt burimit të zjarrit”, tha Dr. Yuichi Ambe, profesor në Universitetin Osaka të Japonisë, transmeton Telegrafi.
Bëhet e ditur se, punimet për robotin fluturues kanë filluar që nga viti 2016 nga ekipi kërkimor i laboratorit të Prof. Satoshi Tadokoro, në Universitetin Tohoku.
Roboti thuhet të përmbajë tetë fluturake uji të kontrollueshëm që derdhen nga qendra e trupit dhe koka e tij.
Gjithashtu, në funksionet e tij përfshihet edhe një karrocë me rrota, që lidhet me një tub furnizimi me ujë prej 14 mijë litrash, që derdhet me shpejtësi prej 6,6 litra në sekondë.
Dragon Firefighter, u prezantua në ceremoninë e hapjes së Samitit Botëror të Robotëve, mbajtur në vitin 2021 në Fukushima.
Atje, ai ka shuar me sukses flakën ceremoniale, në një distancë prej katër metrash.
Profesorët universitarë, kanë thënë se po punojnë për të përmirësuar robotin, pasi mësuan se nxehtësia e zjarreve mund të shkaktojë deformim plastik në pjesët e tij.
Sfidë primare në të ardhmen pritet të jetë shuarja e zjarreve në një distancë prej 10 metrave. /Telegrafi/