Shkencëtarët japonezë kanë përdorur qelizat njerëzore për të zhvilluar një lëkurë ekuivalente me lëkurën e gjallë që mund të ngjitet në sipërfaqe robotike për të krijuar një “buzëqeshje reale”.
Studiuesit e Universitetit të Tokios publikuan gjetjet e tyre këtë javë së bashku me një video të materialit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ata përdorën një “xhel që formon lëkurën” për të krijuar një “robot të mbuluar me lëkurë të gjallë”, tha studimi i tyre në revistën Cell Reports Physical Science.
Researchers have found a way to bind engineered skin tissue to the complex forms of humanoid robots. #UTokyoResearch #robotics #bioengineering https://t.co/sRfebItIml pic.twitter.com/iM2WSqjM5H
— UTokyo | 東京大学 (@UTokyo_News_en) June 25, 2024
Specialistët e robotëve shpresojnë se teknologjia një ditë do të luajë një rol në shpikjen e androideve me pamje dhe aftësi të ngjashme me njeriun.
Por ata thanë se kryerja e testeve të ngjashme riparimi në lëkurën e tyre robotike të buzëqeshur “është një sfidë e së ardhmes”. /Telegrafi/