Telegrafi

Shkencëtarët janë duke punuar në “kodin e alienëve” kur jashtëtokësorët kontaktojnë Tokën

Shkencëtarët po krijojnë një protokoll për momentin kur Toka merr një mesazh nga jeta jashtëtokësore, pavarësisht një raporti në SHBA që sugjeron se kontakti nuk ka gjasa të ndodhë së shpejti.

Në fillim të kësaj jave, Pentagoni tha se asnjë nga takimet me UFO-t në dekadën e fundit nuk tregoi shenja të jetës aliene, teksa shumica e pamjeve të UFO-ve janë shkaktuar nga dronët kinezë ose balonat e motit.

Burime anonime nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes për New York Times thanë se ka një interes të vërtetë nga Kina se si SHBA i trajnon pilotët e saj, pra dronët, raporton Mirror, transmeton Telegrafi.

Pamjet e famshme ‘GOFAST’ të rrjedhura nga një avion i marinës amerikane që dukej se tregonte një UFO që fluturonte në mënyra që nuk dukeshin të mundshme, doli të ishte vetëm një iluzion optik, thanë zyrtarët.

Objekti i përfolur që doli se ishte iluzion optik

Objekti në video ishte duke udhëtuar me një shpejtësi prej vetëm 50kmh dhe dukej se po shkonte me shpejtësi të frikshme në çdo drejtim për shkak të këndit të kamerës dhe ujit poshtë objektit.

Një raport i bërë në vitin 2021 pranoi se disa pamje të UFO-ve nuk mund të shpjegoheshin saktësisht, por u ofruan mendime të përgjithësuara.

Alienët nuk u përmendën në raportin e 144 incidenteve të UFO-ve të dorëzuar në Kongres.

John Elliot, shkencëtar kompjuterik në Universitetin e St. Andrews, për Live Science deklaroi: “Fantazia shkencore është e mbushur me eksplorime të ndikimit në shoqërinë njerëzore pas zbulimit dhe madje edhe takimeve me jetën ose inteligjencën diku tjetër”. /Telegrafi/