Site icon Telegrafi

Shkencëtarët gjetën gjallesën më të vjetër!

Bëhet fjalë për një formë të barit gjigant në fundin e Detit Mesdhetar. Shkencëtarët Australian kanë mbaruar një DNA sekuencë të ekzemplarëve të barit gjigant, Posidonia oceanic, e cila shtrihet në mbi 40 “fusha” nëntokësore nga Spanja e deri te Qipro, shkruan Telegraph.

Analiza e DNA-së është publikuar në zhurnalin Plus ONE dhe zbuloi se disa nga ekzemplarët e barit ishin të vjetër edhe deri në 200,000 vite. Deri tani mendohej se një bimë në Tasmani ishte organizmi më i vjetër i gjallë me 43,000 vite jetë.

Profesori Carlos Duarte nga Universiteti i Australisë Perëndimore, theksoi se çelësi i jetëgjatësisë së këtij bari deti është mundësia e tij për riprodhim me rrugë aseksuale, respektivisht me klonim. Ai shtoi se ani pse barërat detar janë organizmat më të qëndrueshëm në planet, numri i tyre ka filluar të bie, për shkak të zhvillimit global dhe ngrohjes globale.

“Nëse ndryshimet klimatike vazhdojnë me këtë tempo, përfundimi për këtë lloj të bimës do të jetë i keq”, përfundoi Duarte. Si një nga arsyet ai ceku edhe atë më realin – ato nuk kanë mundësinë që vetvetiu të zhvendosen dhe të gjejnë ndonjë zonë më mikpritëse të Mediteranit. /Telegrafi/

Exit mobile version