Një grup shkencëtarësh kanë firmosur së bashku një letër, që të paralajmërojnë pjesën tjetër të njerëzve rreth rreziqeve katastrofike, që po përballet planeti ynë aktualisht.
E ashtuquajtura “Warning to Humanity” është zhvillim i një paralajmërimi tjetër të nënshkruar në vitin 1992 nga 1,700 ekspertë të komunitetit shkencor.
Sipas The Mirror, në vend që situata të përmirësohej mbi rreziqet e evidentuara në vitin 1992, ekspertët thonë se gjërat janë duke shkuar akoma më keq.
Ky shqetësim mbulon fushat mbi mjedisin, nivelin e popullsisë dhe nivelin masiv të konsumimit që janë duke i vendosur llojet e tjera të specieve në rrezik zhdukjeje.
Paralajmërimi vjen nga ekologjisti, William Ripple, në Universitetin e Oregon, i cili fitoi mbështetjen e 15,000 shkencëtarëve të tjerë nga 184 vende të ndryshme në të gjithë botën.
Ndryshimi klimaterik është një nga shqetësimet kryesore. Aty theksohet se temperaturat mesatare janë rritur me 0.5 gradë Celsius që nga viti 1992, ndërsa niveli i dioksidit të karbonit është rritur me 62%.
Një shqetësim tjetër është edhe rritja e shpyllëzimit dhe ndotjes së oqeaneve, ndërkohë që popullsia globale është rritur me 2 miliardë këto 25 vitet e fundit. /tvklan.al/