Site icon Telegrafi

Shkencëtarët e shqetësuar me një virus vdekjeprurës të përhapur në Kinë, mendojnë se ka infektuar më se 4,500 persona

Deri në 4,500 persona në Kinë, mund të kenë kapur të njëjtin lloj të virusit vdekjeprurës që ka la të vdekur dy pacientë.

Autoritetetet shëndetësore në Wuhan, që është qendra kryesore e shpërthimit të këtij virusi, konfirmuan për vdekjen e dy pacientëve tjerë, transmeton Telegrafi.

Por, studiuesit e Imperial College në Londër, thonë se kjo mund të jetë vetëm maja e ajsbergut, pasi analizuan fluturimeve jashtë këtij qyteti.

Ekspertët thonë se fakti që tre turistë kinezë, kanë testuar pozitivë për virusin jashtë Wuhan, tregon se numri i sëmundjeve mund të jetë më i lartë se sa është raportuar.

Ata vlerësuan se ka pasur 1,700 raste të këtij virusi, që kurrë më parë nuk është parë tek njerëzit, derisa mund të ketë prekur mbi 4,500 persona në përgjithësi. Në Tajlandë, është raportuar për një të prekur, e cila kishte qenë për pushime në Wuham.

Të sëmurët me këtë virus, kanë simptoma të dobëta si dhimbja e fytit, që e ngatërrojnë me ftohje të lehta, duke bërë që zbulimi i sëmundjes të jetë edhe më i vështirë. /Telegrafi/

Exit mobile version