Njëra është ethja tropikale, sëmundje me mundësi vdekjeprurëse – dhe tjetra quhet çikun-gunia, një sëmundje që shkaton shumë dhimbje dhe me pasoja të rënda nga të cilat shumë të prekur mund të shërohen. Për parandalimin e tyre nuk ka vaksina. Por studiuesit janë duke punuar për zhvillimin e një vaksine dhe barnave për kontrollin e mushkonjave që i shkaktojnë këto sëmundje.
Shkencëtarët kanë identifikuar të paktën 3.000 lloje të ndryshme të mushkonjave në të gjithë botën. Mushkonja më e rrezikshme, ajo e quajtur tigër aziatik është insekti që pickon a kafshon gjatë ditës. Kafshimi i mushkonjës Tiger është më shumë se i bezdisshëm. Është përgjegjës për infektimin e 20 milionë njerëzve në vit me ethe tropikale, sëmundje e ngjashme me gripin por që mund të rezultojë në ethe hemorragjike, sindromë shoku, madje edhe vdekje.
Mushkonja tigër mund të përhapë edhe sëmundjen çikun-gunia, me pasoja të rënda që shkakton dhimbje të mëdha dhe ethe. Kjo sëmundje përhapet, edhe nga një mushkonjë afrikane, e cila gjithashtu i ka kaluar kufijtë e Afrikës. Ky lloj insekti mund të mbërrijnë në destinacione të reja duke hyrë në bordin e avionëve dhe në makina. /VOA/