Telegrafi

Shkencëtarët do të kultivojnë grurin rezistues ndaj thatësirës e sëmundjeve

Gruri së bashku me orizin është drithi më i popullarizuar, e çdo vit të korrurat janë rreth 550 milionë tonë në mbarë botën. Ky lloj drithi është në mëshirë apo pamëshirësi të natyrës, sepse të korrurat e vjetme ruse janë shkatërruar nga thatësira dhe zjarret. Vërshimet në Pakistan dhe rrëshqitjet e dheut në Kinë kanë kontribuar në çmimet e larta.

Drithërat me rendimente më të larta do të duhej të zvogëlonin çmimin dhe të rrisin praninë e vet në botën çdo ditë e më të numërt.

“Ekziston nevojë e madhe për përmirësimin e rendimentit. Vlerësohet se vetëm gjatë pesëdhjetë viteve të ardhshme do të duhet të mblidhen aq të korrura sa janë mbledhur nga fillimi i bujqësisë para 10.000 vitesh”, ka thënë udhëheqësi i projektit, profesori Graham Moore.

Në projekt do të shfrytëzohen informatat për gjenetikën e grurit të cilat janë mbledhur vitin e kaluar për të përcjellë tiparet themelore të këtij drithi gjatë gjeneratave. Megjithatë, planet për krijimin e drithërave të modifikuar gjenetikisht nuk ekzistojnë. Të korrat e para komerciale mund të priten deri më 2024, njoftojnë mediet britanike. /Telegrafi/