Site icon Telegrafi

Shkencëtarët dizajnuan brekët inteligjente

Ai ka shpikur brekët e burrave të cilat matin shtypjen e gjakut, punën e zemrës dhe parametrat tjerë.

Kjo është një e arritur e madhe në nanoteknologji falë shkencëtarëve të cilët punuan në projekt dhe forcave ushtarake amerikane që financuan projektin.

Ushtarët amerikanë do t’i provojnë të parët brekët inteligjente.

Tash për tash këto mbathje të brendshme vetëm regjistrojnë gjendjen e personit që i mban, por shkencëtarët shpresojnë se një ditë ato mund të identifikojnë llojin e lëndimit, të ofrojnë ndihmë farmakologjike, së pari për dhimbje dhe ndoshta edhe lëndime tjera.

Këto brekë do të jenë të përshtatshme edhe për sportistët. Ua tërheqim vërejtjen se këto brekë nuk do të jenë hit tek burrat derisa nuk zbulohen brekë që lahen dhe teren vetë! /Telegrafi/
 

Exit mobile version