Site icon Telegrafi

Shkencëtarët arrijnë ta largojnë Alzheimerin nga minjtë

Antitrupa të caktuar mund të jenë të aftë t’i largojnë stemat e Alzheimerit nga truri, sipas hulumtimeve të reja të cilat janë kryer në minj.

Pothuajse 20 vjet para se të fillojnë simptomat e Alzheimerit, njerëzit me këtë sëmundje fillojnë të zhvillojnë stema në tru të cilat i pengojnë sinjalet neurale dhe shkaktojnë probleme me memorie.

Megjithatë, hulumtuesit amerikanë kanë arritur ta zhvillojnë një antitrup që në mënyrë të suksesshme i largon proteinat nga këto stema.

Hulumtuesit shpresojnë se zbulimi i tyre do të arrijë t’i ndalë efektet anësore dhe ta largojë krejtësisht Alzheimerin para se të fillojnë simptomat serioze.

Pavarësisht se qindra miliona dollarë shpenzohen për sëmundjen e Alzheimerit çdo vit, ne ende jemi të pashpresë për ta luftuar këtë sëmundje. /Telegrafi/

Exit mobile version