Site icon Telegrafi

Shkencëtarë studiuan një bërthamë akulli në Antarktikë dhe u alarmuan se çfarë gjetën

Dëshmitë nga një bërthamë akulli 609 metra të gjatë zbulojnë se Shtresa e Akullit të Antarktikut Perëndimor u tkurr papritur dhe në mënyrë dramatike rreth 8,000 vjet më parë, sipas hulumtimit të ri – duke ofruar një pasqyrë alarmante se sa shpejt mund të shkrihej akulli i Antarktikut dhe të ngrinte nivelet e detit.

Një pjesë e shtresës së akullit u hollua me 450 metra – një lartësi më e madhe se Empire State Building – gjatë një periudhe prej vetëm 200 vjetësh në fund të Epokës së fundit të Akullit, sipas studimit të publikuartë mërkurën në revistën Nature Geoscience, raporton CNN, përcjell Telegrafi.

Është prova e parë e drejtpërdrejtë që tregon një humbje kaq të shpejtë të akullit kudo në Antarktikë, sipas autorëve të studimit.

Ndonëse shkencëtarët e dinin se shtresa e akullit ishte më e madhe në fund të Epokës së fundit të Akullit se sot, shumë më pak dihej se kur ndodhi saktësisht kjo tkurrje, tha Eric Wolff, një studiues i akullnajave në Universitetin e Kembrixhit në Mbretërinë e Bashkuar dhe një autor studimi.

Ky studim e ndryshon atë, tha ai për CNN. “Ne kemi qenë në gjendje të themi saktësisht se kur u tërhoq, por ne gjithashtu mund të themi se sa shpejt u tërhoq”.

Tani është e qartë se shtresa e akullit u tërhoq dhe u hollua shumë shpejt në të kaluarën, tha Wolff, rreziku është që mund të fillojë përsëri. “Nëse fillon të tërhiqet, me të vërtetë do ta bëjë shumë shpejt”, shtoi ai. /Telegrafi/

Exit mobile version