Brenda pak momenteve që takoheni me njerëz të ri, ju filloni të mendoni shumë gjëra rreth tyre, duke filluar nga statusi e deri tek inteligjenca.
Nëse jeni të besueshëm
Njerëzit e vendosin besueshmërinë tuaj brenda një të qindtave të sekondës, transmeton Telegrafi.
Hulumtuesit nga Princeton e kanë zbuluar këtë duke i japë një grupi studentëve të universitetit 100 milisekonda për ta vlerësuar pamjen fizike, kompetencën, agresivitetin etj.
Ndërsa, anëtarët e një grupi tjetër kanë pasur mundësinë të shikojnë për sado kohë që të dëshirojnë, por pavarësisht kësaj, besueshmërinë e kanë gjykuar të palët thuajse në të njëjtën kohë.
Shtresës së cilës i përkisni
Një studim gjerman ka zbuluar se njerëzit që veshin rroba të kompanive të famshme, kanë krijuar përshtypje që i përkasin shtresave të larta, ndryshe nga ata që nuk kanë vënë rroba të dizajnerve.
Nëse jeni inteligjentë
Një studim i vitit 2007 i udhëhequr nga profesoresha e Universitetit Loyola Marymount, Nora A. Murphy, ka zbuluar që nëse e shikoni partnerin e bisedës në sy tregon që jeni inteligjentë.
“Shikimi gjatë kohës kur flisni lidhet dukshëm me nivelin e inteligjencës”, shkruan ajo. /Telegrafi/