“Çkado që bëjmë kemi të bëjmë me të dhëna” – thotë Hana Hoxha, një nga specialistët me të mira në vend. Hana Hoxha është e çertifikuar në Massachusetts Institute of Technology në fushën e të dhënave. Poashtu është alumna e CITY College, University of York Europe Campus. Ajo ka mbi 15 vite pervojë punë me të dhëna, në projekte të ndryshme, ku edhe ka krijuar dhe menagjuar Data Unitin në kompani të Telekomit- IPKO ne Kosove.
Hana tregon se si fusha e të dhënave ka kapluar të gjitha industritë dhe sot është shndërruar në një nga profesionet më të kërkuar të momentit, prandaj edhe ka mungesë shumë të madhe në këtë aspekt. Profesioni i një Data Scientist aplikohet në çdo industri si për shembull, telekom, siguri shtetërore, banka & financa, SEO & marketing, shëndetësi, robotikë, logjistikë, aviacion, industri të lodrave etj.
Pra këto industri kanë nevojë për Data Scientists, Data Analysts apo Data Engineers, që t’i ndihmojnë për ti arritur qëllimet e kompanive apo organizatave të tyre. Data Science është kombinim i programimit, statistikës dhe i biznesit.
Për të qenë një Data Scientist i mirë nuk mjafton të dishë vetëm programet, si për shembull SPSS, SQL, R ose Python. Data Science s’ka të bëjë vetëm me këto programe,por duhet të kesh aftësi për të dalluar dhe transformuar të dhënat e papërpunuara në ato të vlefshme. Kjo është gjëja kryesore me të cilën Data Science ka të bëjë.
Për ta studiuar këtë fushë, ofrohen edhe programe kredibile në rajon. CITY College, Universiteti i Yorkut -Kampusi Europian ofron programet Master në Analitikë Biznesi dhe Shkenca Vendimi; dhe Master në Inteligjencën Artificiale dhe Shkencën e të Dhënave; duke u dhënë kandidatëve mundësinë që të marrin bursa nga një universitet botëror gjatë studimeve në Selanik.
Kontakti:
Kandidatët e interesuar të cilët dëshirojnë të marrin më shumë informacion rreth bursave mund të dërgojnë një email në: