Nicolo Zaniolo është njëri nga futbollistët më të talentuar italian.
Mesfushori ofensivë iu bashkua Romës së bashku me Davide Santonin në marrëveshje për Radja Nainggolanin.
Por Interi nuk dëshironte të hiqte dorë nga ylli i tyre i ri, në anën tjetër Roma që e kishte përcjellë për shumë kohë këmbëngulte për ta marrë atë.
Zaniolo është produkt i akademisë së Fiorentinës, ndërsa në vitin 2017 iu bashkua Interit duke u dalluar tek të rinjtë.
Në 14 ndeshje zyrtare këtë edicion, Zaniolo ka arritur të shënoj një gol të bukur por edhe të shfaqë lojëra të shkëlqyera sa që ka marrë thirrjen edhe nga Kombëtarja A e Italisë.
Drejtori sportiv i Romës, Monchi ka zbuluar prapaskenat për transferimin e Zaniolos, duke thënë se Interi nuk dëshironte ta largonte.
“Zaniolo është një futbollist me vlera të mëdha dhe ka qenë tejet e vështirë ta merrnim”.
“Në fillim kishim dy alternativa, Zaniolo dhe Radu (portieri) që kaloi te Genoa, atëherë ne vendosëm për Santon”.
“Interi nuk dëshironte të na shiste Zaniolon, pasi nuk janë aq budallenj, por duke parë se morën Nainggolanin edhe ata u desh të jepnin diçka të çmuar”, tha Monchi.
Drejtori sportiv i Giallorosëve ka thënë se nuk e mendonte në fillim se italiani 19-vjeçar do ta bënte kaq shpejtë diferencën.
“Nuk e kam menduar se Zaniolo sa shpejt do ta bënte diferencën, jemi të kënaqur shumë me të”, tha Monchi. /Telegrafi/