Telegrafi

Shkëmbimi valutor ndërmjet euros dhe dollarit amerikan mbetet i qëndrueshëm

Shkëmbimi valutor ndërmjet valutës euro dhe dollarit amerikan ka mbetur i qëndrueshëm rreth nivelit prej 1.165 dollarë.

Valuta euro u vu nën presion pasi mediat në Itali njoftuan tensione brenda qeverisë së koalicionit dhe ngritën shqetësime të reja rreth angazhimit të Romës ndaj euros, përcjell Telegrafi.

Sipas një raporti në gazetën “Corriere della Sera”, Claudio Borghi, kreu i Komitetit të Buxhetit në Dhomën e Ulët të parlamentit, tha se Italia do të dalë nga euro herët a vonë. Tregtarët gjithashtu cituan raporte në gazetat italiane të tensionit midis ministrit të ekonomisë Giovanni Tria dhe dy zëvendëskryeministrave të qeverisë. /Telegrafi/