Telegrafi

Shkëmbimi tregtar mes Maqedonisë dhe Rusisë shënon rënie

Drejtori ekzekutiv i Odës ekonomike maqedonase-ruse, Dejan Beshliev, sot deklaroi se të dhënat që posedojnë tregojnë se është ulur shkëmbimi tregtar mes Maqedonisë dhe Rusisë.

Ai tha se mes tjerash ulja ka ardhur si pasojë e konkurrencës jo të drejtë të çmimeve të lakrës në fillim të vitit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të dhënat që kemi nga pala ruse tregojnë se kemi ulje të shkëmbimit tregtar për rreth 9.7 për qind, ndërsa eksporti i Maqedonisë ka shënuar rënie për rreth 23 për qind. Në gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar vlera e eksportit ka qenë 41 milionë dollarë, ndërsa këtë vit në periudhën e njëjtë ka qenë 31.1 milionë dollarë”, tha Beshliev.

Ai theksoi se ky fakt duhet të alarmojë institucionet, të rishikohet se çfarë ndodh dhe të punohet së bashku me kompanitë dhe me partnerët e tyre nga Rusia që të gjendet model dhe të tejkalohet kjo situatë.

Beshliev shtoi se ka potencial që të përmirësohet situata e shkëmbimit tregtar./Telegrafi/