Site icon Telegrafi

Shkëmbimi tregtar i Maqedonisë shënon rritje – eksporti për 14.1, importi për 9.9 për qind

Gjithsej 7.520.725.000 euro është skëmbimi tregtar i Maqedonisë nga janari deri në gusht të vitit 2017, kumtoi Enti shtetëror për statistikë.

Eksporti është 3.191.856.000 euro dhe shënon rritje prej 14,1 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar, ndërsa importi është 4.328.869.000 euro ose 9,9 për qind më shumë. Deficiti tregtar është 1.137.013.000 euro.

Sipas ESHS-së, në eksportin më e madhe është pjesëmarrja e katalizatorëve të bartësve të metaleve fisnike ose bashkimi i tyre, setet e përçuesve për ndezje, për automjete, aeroplane ose anije, automjete motorike për transport të 10 ose më shumë personave, duke përfshirë edhe shoferin, me motor me djegie të brendshme me ndihmë të kompresionit (dizel ose gjysëmdizel) dhe feronikeli.

Në import, megjithatë, më së shumti janë përfaqësuar platina dhe legurat e platinës, të papërpunuara ose në pluhur, vajërat e naftës dhe vajërat e marra nga mineralet bitumenoze (përveç lëndës së parë), metalet tjera nga grupi i platinës dhe legurat e tyre, të papërpunuara ose në lloj të pluhurit dhe energjisë elektrike.

Sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit të jashtëm, Maqedonia më së shumti ka tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë./Telegrafi/

Exit mobile version