Telegrafi

Shkëmbimi i komenteve me bukuroshen spanjolle, nxit spekulimet për një lidhje të re të Eros Grezdës

(Foto: Instagram/nicolebohorquez)

Lidhja e Eros Grezdës me Oriola Marashin kishte bërë bujë në faqet rozë, mirëpo në muajt e fundit është raportuar se ata nuk janë më bashkë.

As futbollisti e as bukuroshja shqiptare nuk e kanë komentuar raportin mes tyre, mirëpo ata e kanë larguar njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.

Derisa është spekuluar se largësia ka ndikuar në prishjen e romancës së dyshes, reagimet e Grezdës në Instagram kanë përhapur thashetheme të reja.

(Foto: Instagram/nicolebohorquez)

26-vjeçari i ka komentuar modeles Nicole Bohorquez në publikimet e fotografive të saja duke nxitur spekulime se mund të ketë diçka mes tyre.

Lexo po ashtu Oriola Marashi ndahet nga Eros Grezda(?), dyshja heqin njëri-tjetrin nga Instagrami
https://telegrafi.com/oriola-marashi-ndahet-nga-eros-grezda-dyshja-heqin-njeri-tjetrin-nga-instagram/

Në njërën prej fotografive të saja, futbollisti i klubit hungarez, Zalaegerszegi, e ka shkruar simbolet e zjarrit dhe zemrës. Ndërsa në një postim tjetër i ka komentuar në spanjisht “sa e bukur”.

Ndërkaq, bukuroshja ia ka kthyer komentin në të dyja rastet, në njërin prej të cilëve ka shkruar ‘Bebe’ që i referohet një personi të afërt. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/nicolebohorquez)