Site icon Telegrafi

Shkëmbimet tregtare Kosovë – Shqipëri kanë arritur në kuotën 200 milion euro

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka paralajmëruar vënien në punë të autostradës energjetike mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Rama gjatë fjalimit të tij, në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive asaj të Kosovës dhe Shqipërisë ka thënë kjo gjë do të ndodh brenda pak javëve.

Ai duke folur për rezultatet e marrëveshjeve të kaluara ka thënë se ato ka rritur bashkëpunimin mes dy vendeve.

Rama ka përmendur se pas këtyre marrëveshjeve shkëmbimet tregtare mes dy vendeve kanë arritur kuotën e 200 milionë eurove.

Ai po ashtu ka përmendur edhe rezultatet në fushën e arsimit, shkencës, e kulturës. Rama ka thënë se përkundër këtyre rezultateve duhet bërë ende më shumë, duke shuar barrierat tarifore.

Exit mobile version