Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen Ali Demi rreth orës 14:00 dhe tronditi banorë të zonës dhe kalimtarë të rastit.
Mësohet se automjetet, një Suzuki me targë TR 5019 G dhe Reno AA574AI, u përplasën në lagjen Kushtrimi i Lirisë. Pas përplasjes dy drejtuesit e makinave kanë dalë jashtë, janë konfrontuar fillimisht fizikisht dhe, më pas, njëri prej tyre ka shtënë me armën tip pistoletë, të cilën e mbante në makinë.
E shtëna ka lënë të plagosur njërin nga drejtuesit i cili u identifikua si Roland Tufa. Forcat e policisë së komisariatit nr.1 mbërritën menjëherë në vendngjarje, por nuk arritën të ndalonin autorin identifikimi i të cilit u arrit nga dokumentat e gjetura në makinën e tij, raportoi BW.
Ndërkohë, dëshmitarë të rastit po merren në pyetje për të zbardhur më shumë detaje. Grupi hetimor i ngritur në vendngjarje ka dokumentuar 4 të shtëna dhe 4 gëzhoja pistolete në vendngjarje.
I plagosuri Roland Tufa është shoqëruar në Spitalin Ushtarak, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën./Telegrafi/