Telegrafi

Shkëmbim zjarri në qendër të Prishtinës

“Rreth orës 15 e 15 minuta ka ndodhur rasti. Si rezultat i gjuajtjes me armë zjarri, dy persona kanë mbetur të plagosur. Personat janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes policia i ka gjetur dy armë zjarri, njëra armë automatike, kurse tjera revole. Policia aktualisht po punon në ekzaminimin e vendit të ngjarjes. Tash për tash nuk ka ndonjë person të arrestuar, por po punojmë në identifikimin e personave të involvuar në rast”, ka thënë për Kosovapress Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Por, sipas dëshmitarëve, zënka ka filluar qysh dje në mbrëmje, në mes të punëtorëve të dy lokaleve që gjenden përkrah Fakultetit Filologjik. Por, ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje. /Telegrafi/