Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Manastir njofton se gjatë tentimit të mbrëmshëm të ndalimit të një personi që kishte plaçkitur një dyqan, i njëjti është plagosur në shkëmbim zjarri me policinë.
Bëhet fjalë për personin D.J (32), nga Shkupi, i cili përkohësisht ka banuar në Manastir. Aty edhe është strehuar pas plaçkitjes së parave, prodhimeve të ndryshme, si edhe disa telefonave celular.
Ai ka përdorur armë për të tentuar ikjen nga policia, por kjo e fundit i është kundërpërgjigjur. Pas përfundimit të hetimeve, ndaj tij do të ngritet padia e duhur penale. /Telegrafi/