Site icon Telegrafi

Shkëmbim zjarri me policinë greke në kufi

Mediat greke raportojnë se një përleshje mes 3 trafikantëve dhe forcave të policisë greke ka ndodhur dje në orët e vona të mbrëmjes, në vendin e quajtur Loridha Sajadh, në afërsi të kufirit greko-shqiptar.

Sipas të dhënave të para, tre persona që udhëtonin nga kufiri shqiptar drejt Greqisë, me disa çanta, janë pikasur nga policia dhe mes tyre ka pasur shkëmbim zjarri. Nuk dihet ende nëse ka të plagosur, ndërkohë që pas përplasjes, tre personat kanë braktisur çantat dhe kanë hyrë në territorin shqiptarë.

Policia greke ka bërë të ditur se ka sekuestruar 337 kilogramë drogë të tipit kanabis sativa. /Noa/Telegrafi/
 

Exit mobile version