Telegrafi

Shkëmbim Ibra-Fabregas?

Suedezi Ibrahimovic është përkufizuar si dështim në Camp Nou në sezonin e parë te Barcelona duke bërë që 69 milionë eurot e shpenzuara për të të konsiderohen të djegura.

Tani me që Arsenali ka refuzuar ofertën e parë për Fabregasin prej 35 milionë eurosh, mendohet se mënyra e vetme për të bindur Arsene Wengerin të lëshojë pe, është Zlatan Ibrahimovic, pasi që pas largimit të Adebayor në drejtim të Cityt, Arsenali ka humbur thellësinë në sulm. /Telegrafi/