Telegrafi

Shkëmbim diskutimesh mbi procesin integrues të BE-së në mes MIE-së dhe GIZ

Ministri në detyrë për Integrim Evropian, Blerim Reka mori pjesë sot në diskutimin online të organizuar nga Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GmbH / GIZ në Kosovë.

“Rezultatet e Samitit të Zagrebit, të kuptuarit e Metodologjisë së Re të Zgjerimit, pritjet nga e Ardhmja e Evropës, dhe përgatitja dhe aplikimi i Kosovës për Statusin e Kandidatit u diskutuan dhe u shkëmbyen pikëpamjet, në mes të ministrit në detyrë Blerim Reka dhe Armend Zemaj, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian, së bashku me Mark Barrett, Drejtues i Ekipit të GIZ për procesin e integrimit në BE në Kosovë, si dhe Dragan Tilev, ekspert i angazhuar nga GIZ për integrim Evropian, të mbështetur nga Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) GmbH në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Procesi i integrimit në BE vazhdon të konsiderohet si emërues i përbashkët në të gjithë institucionet e Kosovës. /Telegrafi/