Trajneri i Lirisë, Bledi Shkëmbi, ka lëvduar paraqitjen e lojtarëve të tij ndaj Gjilanit duke thënë se mungoi vetëm goli.
Sipas teknikut të klubit nga Prizreni, skuadra e tij zhvilloi një ndeshje ashtu sikurse ishin përgatitur.
Vetëm goli sipas Shkëmbit mungoi, teksa potencoi se shumë lojtarë ende nuk janë të përgatitur.
“Na mungoi vetëm goli. Luajtëm ashtu si dëshëm, ashtu sikurse jemi përgatitur për këtë takim”.
“Shumë lojtarë i kemi të lënduar, si Zeka, më pas Korenica është ende 50 për qind i përgatitur. Kemi probleme, por do t’i tejkalojmë”.
“Nuk më pëlqen fakti që luajmë ndryshe në shtëpi, e ndryshe në udhëtim, pasi superioritetin në lojë duhet ta mbajmë në nivel ku do që luajmë”, potencoi Shkëmbi. /Telegrafi/