Shkëmbi në gadishullin e Karaburunit, ku Eva Buzo përfundoi maratonën e saj me not nga brigjet e Leçes në Itali drejt Vlorës, do të marrë emrin “Shkëmbi i Evës”.
Këtë fakte njoftoi kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha gjatë një pritjeje që bëri në zyrën e tij.
Ndërsa vetë Eva u shpreh se ndihet e emocionuar dhe falenderuese për mbështetjen dhe vlerësimet që ka marrë nga i gjithë populli shqiptar.
Distanca e përshkuar me not nga Eva Buzo ishte 92 kilometra dhe notimi zgjati prej me shumë se 35 orësh.