Telegrafi

Shkëmbi: E nënvlerësuam Besën, nuk kemi karakterin për t’u bërë kampion

Liria nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 2-2 përballë Besës së Pejës.

Skuadra prizrenase ishte vendase dhe favorit absolut për t’i fituar tri pikët.

Por duket se nënvlerësimi i kundërshtarit i ka takuar prizrenasve duke u ndalur në barazim.

“Ndoshta e nënvlerësuam skuadrën e Besës, teksa u futëm në ndeshje sikurse e kishim të fituar lojën”.

“Kjo është një përgjegjësi e imja që nuk kam arritur ndoshta ta përgatis ekipin në mënyrën më të mirë psikologjike gjatë këtyre 10 ditëve sa qëndruam në pushim”, deklaroi Shkëmbi pas ndeshjes.

Tutje trajneri nga Korça ka deklaruar se skuadra e tij nuk ka karakterin e duhur për tu bërë kampion.

“Sot treguam që jemi ekip me defekte dhe nuk e kemi karakterin e duhur për tu bërë kampion”.

“Nuk është vetëm se pranuam dy gola, pasi përgjegjësia për këtë është e gjithë skuadrës dhe jo e një reparti të caktuar”, përfundoi Shkëmbi. /Telegrafi/