Një masë shkëmbore ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë një banesë në fshatin Çarçovë në Përmet mëngjesin e së hënës.
Policia tha se shkëmbi ka rënë në banesën e shtetasit Dh. V., 25 vjeç.
Si pasojë, ka mbetur i bllokuar në banesë, 25-vjeçari, të cilit një pjesë e masës shkëmbore i ka zënë gjymtyrët e poshtme dhe i ka pamundësuar lëvizjen.
Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ku po punohet për nxjerrjen e shtetasit Dh. V. /Telegrafi/