Site icon Telegrafi

Shkelzen Jetishi: Kryeministri më ka lakmi mua, unë se kisha dashur kurrë pozitën e tij

Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Shkelzen Jetishi – Xeni, në një rrëfim për emisionin “Histori Suksesi” në RTV Dukagjini ka folur edhe për raportet me kryeministrin Ramush Haradinaj.

I pyetur nëse ai e ka lakmi pozitën që aktualisht mban Haradinaj, apo ky i fundit do të dëshironte të ishte në pozitën e tij, Xeni nuk ka shumë dilema.

“Kryeministrin e kam mik. Mendoj se ai ma ka lakmi mua, dhe unë s’kisha dashur kurrë të jem në pozitën e tij. Sinqerisht po them. Është krenari të jesh kryeministër dhe të punosh për vendin, por është përgjegjësi shumë e madhe”.

“…Prandaj unë them se ai ma ka lakmi, por edhe nëse nuk ma ka, le të ma ketë lakmi, sepse unë e kam më të lehtë në një kuptim, por pa lënë anash përgjegjësinë që ne kemi për muzikën pasi kanë dalë zhanre të ndryshme që kanë hyrë në tregun tonë. Megjithatë mendoj se ai ma ka lakmi mua”.

Shkelzen Jetishi – Xeni gjatë këtij emisioni ka folur edhe për aspekte të tjera të karrierës së tij muzikore e për jetën personale jashtë muzikës./Telegrafi/

Exit mobile version