Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, që luan në SHBA me skuadrën e Colorado Rapids, Shkëlzen Gashi, ka bërë një postim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook.
“Jemi një”, është porosia e Gashit nga rrjetet sociale.
Gashi këtë postim e ka bërë në prag të përballjes Francë-Shqipëri, takim ky që luhet sonte në Marseille, në kuadër të Grupit A në Evropianin “Francë 2016”.
Ai kërkon në këtë mënyrë edhe mbështetjen e tifozëve kuqezinj në takimin e sotëm që është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. /Telegrafi/