Telegrafi

Shkëlzen Gashi drejt Grasshopperit, kërkon ta kthejë klubin në elitën e futbollit zviceran

Shkelzen Gashi . (Photo by Michael Buholzer / EuroFootball /Getty Images)

Viti 2019 nuk ka nisur siç duhet për Shkëlzen Gashi pasi u largua nga Colorado Rapids.

Ishte klubi që vendosi ta ndërpriste në mënyrë të njëanshme kontratën me shqiptarin.

Një rikthim në Zvicër duket hapi më logjik për karrierën e 30-vjeçarit.

Shkelzen Gashi te Colorado Rapids. (Photo by Harry How/Getty Images)

Gjatë ditëve të fundit në mediet zvicerane kanë filluar të qarkullojnë lajme për një interes të klubit të Grasshopper.

Klubi me më shumë tituj në Zvicër po kalon një ndër momentet të vështirë, pasi ka rënë nga elita e futbollit zviceran pas 70 vitesh.

Shkelzen Gashi te Shqipëria . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Gashi kishte kaluar dy ndër sezonet më të mira të karrierës së tij te klubi nga Zurich, ku në njërin prej tyre ishte golashënuesi i kampionatit zviceran me 19 gola. /Telegrafi/