Artisti me renome botërore Shkëlzen Doli, do të përformojë në zemër të Gjakovës, në edicionin e parë të Festivalit “Gjakova Summer Fest”.
Ky festival organizohet për herë të parë në Gjakovë, në qytetin e traditës, i cili gjithmonë ka frymuar shqip.
Festivali do të mbahet tek Çarshia e vjetër në nënqiellin e hapur, me 8 dhe 9 gusht.
Ne këtë edicion do të përformojnë artistë të përzgjedhur duke sjellur muzikën më të bukur shqipe.
Nata e parë e Festivalit, më 8 gusht, do të jetë me bileta, të cilat mund të bleni online te Rave Travel, si dhe në qendrat: Gjakovë/Radio Gjakova dhe Prishtinë: Rave Office, Rr. Fehmi Agani, Hymja 20 / Kati 3.
Natën e dytë të festivalit, do të jetë për të rinjtë dhe hyrja do të jetë gratis. /Telegrafi/