Çifti i njohur Shkelzen Berisha dhe Armina Mevlani janë padiskutim ndër çitet më të përfolur në showbizin shqiptar.
Modelja dhe blogerja e njohur Armina Mevlani ishte pak ditë më parë e ftuar në një intervistë televizive, ku u prononcua rreth marrëdhënies së saj me Shkelzenin, duke treguar se gjithçka mes tyre shkon mirë, ndërsa sa i përket martesës gjithçka do të vijë në kohën e duhur, transmeton Telegrafi.
Por duket se dita e Shën Valentinit ka qenë një tjetër hap drejt martesës së çiftit, kjo pasi djali i ish-presidentit Berisha ka publikuar një fotografi në Facebook, ku shfaqet bashkë me Arminën, teksa në mbishkrimin e fotografisë shrkuan një propozim shumë të veçantë,
“Dëshiron të jesh “Valentini im” për gjithë jetën?”, ka pyetur ai, gjersa ka marrë një “Po” të madhe nga e fejuara Armina Mevlani.
“Po, do të jemi të lumtur përgjithmonë si në përralla”, ka qenë përgjigjja e Arminës në komentin e fotografisë.
Mesa duket çifti janë duke shijuar ndër çastet më të lumtura të jetës së tyre, ndërsa edhe martesa nuk duket të jetë larg. /Telegrafi/