Punonjësi i paemëruar e ka goditur keq një grua që besohet të ketë qenë e dehur, pasi shkelte qëllimisht asfaltin e sapo shtruar, në një rrugë që nuk dihet se ku ndodhet.
Derisa kolegët e tij vetëm e thërrisnin dhe nuk reagonin, ai e qëlloi duke e rrëzuar përtokë pasi nuk mund t’i duronte sjelljet e saj, transmeton Telegrafi.
“Sikur po pastrohet me asfaltin e nxehtë, ajo nuk paska as këpucë”, ka qenë një nga komentet e shumta.
Veprimet e saj në rrugë, besohet se iu kanë shkaktuar dëme të mëdha ekipit që punonte gjatë natës, në mënyrë që të nesërmen rruga të jetë gati. /Telegrafi/