Disenjatorët kanë vendosur. Kjo ngjyrë aktualisht është hiti më i madh
Kohët kur trendesistet kanë lozur me ngjyrat e zjarrta, sipas të gjitha gjasave, kanë mbetur pas nesh, transmeton Telegrafi.
Në Javën e modës në Nju-Jork keni pasur mundësi t’i shihni kombinimet e shumta në ngjyrë bezhë, ndërkaq disenjatorët kanë marrë vendimin që pikërisht ajo të jetë hit mode i këtij sezoni.
Edhe pse shumica kanë pritur rroba me ngjyra të zjarrta dhe veshje me lara, ekspertët e modës kanë shkuar krejtësisht në drejtimin tjetër.
Tonet neutrale të dheut do të mbisundojnë në periudhën e ardhshme.
Stili monokromatik është posaçërisht aktual. Merren parasysh të gjitha nuancat e ngjyrës bezhë.
Harroni shpartallimin e ngjyrave të veshjeve dhe modeleve efektive dhe kënaquni me dominimin e ngjyrës bezhë.
/Telegrafi/