Site icon Telegrafi

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

Brendi vendor Tedore që është pjesë e korporatës LB Group, si i vetmi pjesëmarrës nga Kosova, po vazhdon të shkëlqej në panairin ku po marrin pjesë kompani të pastiqerisë nga e gjithë bota, “Artoza 2025”.

Në këtë panair që sot po shënon ditën e dytë të hapjes, ka interesim të jashtëzakonshëm, dhe pikërisht kjo po shfrytëzohet si mundësi e madhe për të treguar fuqinë e prodhimit kosovar, por edhe mundësinë e lidhjes së marrëveshjeve eventuale, që produktet e Tedore të eksportohen edhe më shumë.

Si eksportues më i madh i produkteve të lëndës së parë për pastiqeri, akullore dhe furra të bukës, Tedore përfshinë një gamë të gjerë me mbi 80 produkte, të cilat gjenden edhe në tregun e shumicës së shteteve të Evropës. Teksa, LB Group është po ashtu lider në prodhimin e të gjitha llojeve të ambalazheve nga kartoni si Pizza Box, Cake Box, Cake Board, Transport box e tjera.

Gjitha këto produkte, po ekspozohen para fuqive tregtare të kësaj industrie, nga data 21-24 në Athinë, në një nga panairet më të rëndësishme.

“ARTOZA 2025” është një event i rëndësishëm për industrinë, në të cilin rreth 280 prodhues dhe pastiçerë nga vende të ndryshme prezantojnë inovacionet më të fundit në këtë sektor, dhe gjithashtu organizohen demonstrime praktike, seminare dhe diskutime mbi trendet më të reja në këtë industri.

 

Exit mobile version