Telegrafi

Shkëlqimi i Rrahmanit ndaj Juventusit – mbrojtësi shqiptar futet në formacionin e javës

Napoli në fundjavë ka arritur ta mposht Juventusin me rezultat 1-0, falë golit të shënuar nga Lorenzo Insignes nga pika e bardhë.

Amir Rrahmani ishte ai që u ndal në zonë nga Giorgio Chiellini, çka bëri që gjyqtari të akordonte penallti pasi e shikoi në VAR.

Mediumet italiane e vlerësuan lart paraqitjen e kapitenit të Kosovës, i cili ‘heshti’ Cristiano Ronaldon e Alvaro Moratan.

Tuttomercatoweb e ka futur Rrahmanin në formacionin e javës në Serie A me shumë yje të tjerë.

Partner i Rrahmanit në mbrojtje është mbrojtësi i Romës, Ginaluca Mancini.

Në sulm janë emra si Romelu Lukaku dhe Luis Muriel. /Telegrafi/