Telegrafi

Shkëlqimi në Superligën e Turqisë, rritet vlera e Zymer Bytyqit

Zymer Bytyqi është futbollist i ri i Përfaqësueses së Kosovës ku do të luaj në ndeshjet e qershorit.

Në një rrëfim ekskluziv për Telegrafit ditë më parë, Bytyqi konfirmoi se do të grumbullohet nga Kosova pasi ka zgjedhur Dardanët para Shqipërisë dhe Norvegjisë.

Deri te ftesa nga Kosova erdhi falë shkëlqimit të tij në Superligën e Turqisë me fanellën e Konyaspor.

Sulmuesi anësor iu bashkua klubit turk në janar dhe që nga ajo kohë ka shkëlqyer duke shënuar dy gola dhe duke asistuar në pesë të tjerë.

Vlera e tij është rritur tanimë dhe ai kushton 1,10 milionë euro nga faqja e specializuar për çmimet e futbollistëve ‘Transfermarkt’.

Kujtojmë që ditë më parë Bytyqi u vlerësua lartë edhe nga Sofa Score si futbollisti kosovar me notën më të lartë në botë.

Rritje ka pasur edhe për talentin tjetër të Kosovës, Veton Tusha i cili luan te Denizlispor dhe tani vlerësohet 225 mijë euro, derisa Elbasan Rashani ka mbetur në vlerën e njëjtë prej 500 mijë eurove.

Ndërkohë ulje të çmimit ka pasur për dy futbollistët, Idriz Voca që luan te Ankaragucu dhe nga 2,2 milionë sa kushtonte tani vlen 1,7, derisa Jetmir Topalli i Yeni Malatyaspor nga 425 mijë euro tani vlerësohet 375 mijë.

Futbollisti më i shtrenjtë nga Kosova në Turqi mbetet Florent Hadergjonaj me vlerë prej katër milionë eurove, derisa Loret Sadiku që gjithashtu luan te Kasimpasa vlerësohet 850 mijë euro. /Telegrafi/