Sulmuesi gjilanas i Ballkanit, Mirlind Daku, po përjeton një fillim sezon të jashtëzakonshëm, ku në çdo ndeshje, po del të jetë vendimtar.
Pas gjashtë muajsh të kaluar me formën e tij që ishte në ngritje – rënie, ai këtë vit është stabilizuar.
Futbollisti kartonin e të cilit e zotëron klubi kroat Osjek, ka shpërthyer ne gola këtë sezon, ku ka gjetur tetë herë rrjetën në vetëm katër ndeshje.
Daku e nisi mirë kampionatin, kur në ndeshjen hapëse në Pejë ndaj Besës realizoi het-trik, në fitoren e skuadrës së tij me rezultat 4-1.
Edhe ndeshja e dytë ndaj Feronikelit kishte ritmin e njëjtë për sulmuesin i cili shënoi het-trik në fitoren 3-2.
Ndeshja e vetme ku Daku nuk ka shënuar është ajo ndaj Gjilanin e cila u mbyll pa gola 0-0.
Dy gola erdhën nga Daku, duke e quar në tetë numrin e shënimeve.
Nga tetë gola, Daku dy i ka shënuar nga penallti, ndërsa tjerat nga loja.
Ka vite që një sulmues nuk e ka nisur kaq mirë edicionin në Superligën e Kosovës. /Telegrafi/