Telegrafi

Shkëlqimi i kapitenes së Kosovës në ndeshjet ndaj Ishujve Faroe: Me 20 gola, bindshëm më e mira e fazës së parë

Kapitenja jonë e para, dy ndeshje, 20 gola.

Kapitenja jonë, Leonora Demaj, ishte e pandalshme në ndeshjet me Ishujt Faroe.

Dhe ajo ishte bindshëm golashënuesja më e mirë në fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2023.

Lojtaret tjera më efikase i kanë shënuar nga 17 gola.

Demaj vazhdimisht është shquar me numrin e madh të golave që ka shënuar për Kosovën dhe për efikasitetin e lartë. Ajo është kthyer pas tri vjetësh në Kombëtare dhe ka shfaqur vlerat.

Në fazën e parë kualifikuese janë paraqitur 18 ekipe kombëtare. Janë luajtur 18 ndeshje dhe Kosova është prej fitueseve më të mëdha. Demaj po ashtu.