Nëse ekziston një gjë që ju pëlqen të gjithë personave të internetit të obsesionuar pas bukurisë, janë gjërat holografike.
Vetëm shikoni etiketën “#holosexual” në rrjetin social Instagram dhe do të bindeni, transmeton Telegrafi.
Zakonisht pamjet me grim që përfshijnë elemente shkëlqyese holografike kërkojnë shumë aftësi, kujdes të madh në aplikimin e shkëlqyesve ose edhe aftësi të mira në Photoshop.
Por, jo më!
Brendi i grimit Sigma Beauty ka ardhur me një koleksion të ri të shkëlqyesve magjik të buzëve të cilët e kryejnë për ju të gjithë punën holografike. Me vetëm një lyerje i transformoni buzët në ëndrra me ngjyra dhe rrëqethëse.
Sigma Beauty për momentin është duke e shitur produktin e vet në pesë ngjyra: të gjelbër, ngjyrë portokalli, të gjelbër të ftohtë, rozë e ngrohtë dhe vjollcë e lezetshme. /Telegrafi/