Marc Guiu është talenti i radhës që ka shpërthyer te Barcelona dhe ai këtë e bëri qysh në debutimin e tij.
Sulmuesi i talentuar spanjoll u inkuadrua në fushë nga banka rezervë ndaj Athletic Bilbao dhe vetëm pas 30 sekondave gjeti rrugën e rrjetës.
Përkundër se shënoi në moshën 17-vjeçare, Guiu është bërë vetëm futbollisti i pestë më i ri në historinë e Barcelonës që shënon gol në La Liga.
Talenti spanjoll gjeti golin me 17 vjeç, nëntë muaj e 18 ditë me fanellën Blaugrana.
Gjithsesi para tij mbetet Gavi që realizoi gol me 17 vjeç, katër muaj dhe 13 ditë në pozitën e katërt e Bojan Krkic me 17 vjeç, një muaj e 22 ditë.
Në pozitën e dytë është Ansu Fati me 16 vjeç e 10 muaj, derisa lojtari më i ri në historinë e Barcelonës që ka shënuar gol është Lamine Yamal me 16 vjeç, dy muaj e 25 ditë.
Të gjithë këta futbollistë që kanë shënuar janë produkt i shkollës së futbollitt ë Barcelonës të quajtur La Masia.
Golashënuesit më të rinj të Barcelonës në La Liga:
Lamine Yamal – 16 vjeç, 2 muaj dhe 25 ditë
Ansu Fati – 16 vjeç dhe 10 muaj
Bojan Krkic – 17 vjeç, 1 muaj dhe 22 ditë
Gavi – 17 vjet, 4 muaj dhe 13 ditë
Marc Guiu – 17 vjeç, 9 muaj dhe 18 ditë. /Telegrafi/