Jude Bellingham e ka nisur në mënyrë të mrekullueshme sezonin e tij të parë me Real Madridin.
Talenti anglez është lojtari kryesor i madrilenëve këtë edicion ku në 10 ndeshje zyrtare mes La Ligas dhe Ligës së Kampionëve ka realizuar 10 gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.
Legjenda franceze, Thierry Henry ka folur për formën fantastike të anglezit, duke treguar edhe sekretin e shkëlqimit të tij.
“Është e vështirë të këpusësh krahët i një lojtari instinktiv. Duhet ta lini te shprehet me instinktin e tij, por duke ruajtur strukturën. Pse mendoni se Bellingham shprehet mirë tek Reali? Sepse struktura e lejon këtë”.
“Tre mesfushorë i japin atij stabilitet nga pas dhe sulmuesit përballë vrapojnë dhe hapin hapësira, duke i dhënë kohë të vrapojë me topin”, ka thënë legjenda franceze.
Tutje Henry ka marrë shembull finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2009, ku Barcelona mposhti Manchester Unitedin.
“Struktura për të cilën më pyetni, është një plan që lejon të gjithë të shprehen. Shembull është finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2009. Unë u lëndova dhe nuk mund të vrapoja”.
“E gjithë mbrojtja jonë u pezullua. Kur shkova në shtrat një natë më parë, e dija që nuk mund të vrapoja. Epo, nuk mund të bëja asgjë individualisht. Por e dija gjithashtu që mund të performonim si ekip. Kështu që shkova në shtrat i qetë, edhe pse nuk mund të bëja sprint”, tha Henry ndër të tjera. /Telegrafi/