Barcelona këtë edicion është duke shkëlqyer nën urdhrat e trajnerit gjerman Hansi Flick.
Katalunasit janë bërë një nga skuadrat më të mira në Evropë dhe loja e tyre është spektakolare.
Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri, fituesi i Topit të Artë 2024, ka vlerësuar fillimin mbresëlënës të sezonit të Barcelonës nën drejtimin e Hansi Flick.
“Ne të gjithë jemi të befasuar nga niveli i Barçës këtë sezon”, tha Rodri.
“Jam i lumtur që shoh shumë lojtarë spanjollë që shkëlqejnë. Ata duken si një ekip i aftë për gjëra fantastike”, u shpreh Rodri.
Mbështetja e Rodrit i bën jehonë admirimit në rritje për Barcelonën e rigjallëruar të Flick.
Fitoret e dukshme ndaj Bayern Munich dhe Real Madrid tregojnë dominimin e ekipit. /Telegrafi/