Arber Zeneli ka vetëm disa javë që është transferuar në kampionatin francez Ligue 1.
Ylli i Përfaqësueses së Kosovës iu bashkua skuadrës Stade Reims nga ekipi holandez Heerenveen.
Zeneli ka filluar shkëlqimin me klubin bardh e kuq duke shënuar gola e duke dhuruar asistime.
Sulmuesi nga Mitrovica ka shënuar gol këtë javë ndaj Dijonit në barazimin që mori skuadra e tij në udhëtim 1-1.
E paraqitja e reprezentuesit kosovar është vlerësuar nga media gjigante në Francë, L’Equipe që e ka përfshirë në formacionin më të mirë të javës.
24-vjeçari është vendosur në anën e majtë të sulmit nga L’Equipe që e ka vlerësuar me notën 8, notë që ishte më e larta në njëmbëdhjetëshen startuese.
Zeneli është përshtatur mjaftë mirë me futbollin francez, në ndeshjet e tij të para me Reimsin.
Sulmuesi anësorë në gjashtë ndeshjet me Reimsin në Ligue 1 ka shënuar dy gola dhe ka bërë tre asistime. /Telegrafi/
https://streamable.com/r5ipk