Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës sot ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor, në të cilin janë zgjedhur strukturat e reja udhëheqëse.
Kryetari i ri i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës është zgjedhur Shkëlqim Hysenaj me 123 vota. Hysenaj deri tash ka qenë anëtar bordi i AGK-së. Ai punon në gazetën “Zëri”.
Në këtë kuvend kanë marrë pjesë mbi 200 gazetarë të cilët kanë votuar me votë të fshehtë për të zgjedhur kryetarin e ri të kësaj organizate dhe anëtarët e bordit.