Site icon Telegrafi

Shkëlqim Demhasaj i lumtur me debutimin e tij te Kosova

Sulmuesi Shkëlqim Demhasaj ka shprehur lumturinë e tij për debutimin me fanellën e Përfaqësueses së Kosovës.

Përfaqësueses së Kosovës ka fituar në udhëtimin e tyre te Malta me rezultat të thellë 5-0.

Kjo fitore e Dardanëve erdhi në ndeshjen e pestë në kuadër të Grupit 3 të Ligës D të Ligës së Kombeve.

Lexo po ashtu Kosova fiton me dominim dhe goleadë ndaj Maltës, 'finalja' të martën ndaj Azerbajxhanit

Në këtë ndeshje së pari herë me fanellën e Kosovës ka luajtur sulmuesi e Luzernit, Demhasaj, i cili është ndarë i kënaqur me debutimin.

Sulmuesi i talentuar kërkon rezultat pozitiv edhe në ndeshje ndaj Azerbajxhanit.

“Shumë i lumtur me debutimin tim me fanellën e Kosovës”.

Lexo po ashtu Zgjidhni lojtarin më të mirë të Kosovës në fitoren ndaj Maltës (Sondazh)

“E ëmbël pesëshja në kajmak, tani duam rezultat pozitiv ndaj Azerbajxhanit”, ka shkruar Demhasaj në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Kosova është lider i grupit me 11 pikë, por fituesi i grupit do të dihet të martën në ndeshje ndaj Azerbajxhanit në stadiumin Fadil Vokrri. /Telegrafi/

Exit mobile version