Chelsea e ka mposhtur 3-2 në udhëtim Crystal Palacen në kuadër të javës së 34-të në Ligën Premier.
Golat për The Blues i shënuan Olivier Giroud, Christian Pulisic dhe Tammy Abraham, ndërsa për Shqiponjat realizuan Wilfried Zaha e Christian Benteke.
Chelsea ishte më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.13, derisa Crystal Palace u vlerësua me 6.58.
Willian ishte lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë sfidë të zjarrtë, duke u notuar me 8.9.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj përballje doli të ishte Jordan Ayew me vlerësimin 5.7.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/