Bersant Celina ka pasur një vit jashtëzakonisht të mirë në futbollin anglez.
Ylli i Përfaqësueses së Kosovës në verën e vitit 2018 iu bashkua Swanseas nga Manchester City për 3,4 milionë euro.
Celina ka zhvilluar 42 ndeshje zyrtare me klubin uellsian ku ka shënuar tetë gola dhe ka bërë po aq asistime.
E falë formës fantastike vlera e mesfushorit kosovar është rritur në tregun e transferimeve.
Portali i specializuar për çmimin e futbollistëve ‘Transfermarkt’ i ka vendosur çmim të ri kosovarit prej pesë milionë eurove.
Gjithsesi kjo vlerë është caktuar nga Transfermarkt, pasi Swansea e vlerëson më shumë lojtarin.
Mediat angleze kanë raportuar se Brighton po e kërkon transferimin e prizrenasit.
Swansea mund ta lë të lirë Celinën të largohet vetëm nëse vije një ofertë rreth 10 milionë euro. /Telegrafi/